Arsenal, 14 lamtumira dhe 8 blerje: i pari që largohet është rekordmeni

25 Maj 2023
19:30
Denis Hakanaj
back button

Arsenal-i, pasi ka ëndërruar për pjesën më të madhe të sezonit, në fund është dorëzuar dhe ka humbur luftën për titull me Manchester City-n e Pep Guardiola-s.

Megjithatë, Topçinjtë mund të ngushëllohen me faktin se sezonin e ardhshëm do të luajnë në Champions League dhe se kanë një skuadër me shumë yje të rinj dhe me perspektivë.

Londinezët duan të ndërtojnë një ekip shumë të fortë rreth këtyre yjeve dhe po përgatiten për një revolucion të vërtetë këtë verë.

Sipas Football London, plot 14 lojtarë duket se do të largohen nga Arsenal-i për të financuar të paktën tetë blerje në procesin e rindërtimit veror që pret ekipin e Arteta-s.

Në krye të listës së yjeve që do të thonë lamtumirë është sulmuesi i krahut Nicolas Pepe, i paguar plot 80 milionë euro në 2019-ën (shpenzim rekord për Arsenal-in) dhe aktualisht i huazuar te Nice.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit