Arsenal, Arteta beson te mrekullia falë… Liverpool-it

15 Tetor 2021
12:30
Denis Hakanaj
back button

Mikel Arteta beson se Arsenali do ta fitojë titullin në Premier League.

Trajneri i Topccinjve synon të përsërisë atë që ka bërë Liverpool-i, që është kthyer të fitojë në kampionat pas 30 vitesh pa asnjë triumf.

“Ka kaluar shumë kohë nga koha kur Arsenal ka fituar Premier League. Por kemi një shembull, atë të Liverpool-it”, ka thënë Arteta për Football London.

“E dimë prej sa kohësh nuk fitonte në Angli, kështu që gjithccka është e mundur. Jam gjithmonë optimist në lidhje me realizimin e ëndrrës. Ky duhet të jetë objektivi ynë”.

Në këtë moment, Arsenal është gjashtë pikë larg kreut të renditjes, që mbahet nga Chelsea dhe, pavarësisht një fillimi të keq të sezonit, në muajin e fundit ka ditur të reagojë duke marrë 3 fitore dhe 1 barazim në katër ndeshjet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit