Arsenal dhe Real Madrid në garë për talentin 18-vjeçar brazilian që luan me Palmeiras

1 Tetor 2024
12:23
Telesport
back button

Arsenal dhe Real Madrid janë interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit 18-vjeçar brazilian Vitor Reis, që aktualisht luan me skuadrën e Palmeiras. Këtë sezon, në 8 ndeshje, ai ka realizuar edhe një gol.

Në fakt, për adoleshentin janë interesuar edhe skuadra të tjera nga Europa, mes tyre edhe Chelsea, Liverpool e Barcelona. Gjithsesi, duket se “topçinjtë” dhe “los blancos” janë ato që po këmbëngulin më shumë.

Në media pretendohet se të dyja palët kanë bërë pyetje dhe takime fillestare si me Palmeiras ashtu dhe përfaqësuesit e lojtarit në lidhje me disponueshmërinë e Vitor Reis për të zbarkuar së shpejti në Europë.

Qendërmbrojtësi rinovoi kontratën e tij këtë verë me Palmeira deri në dhjetor 2028. Raportohet se ka një klauzolë lirimi prej 100 milion eurosh.

Gjithsesi, skuadra e  Palmeiras nuk ka vendosur një çmim zyrtar të kërkuar për lojtarin, pasi ata synojnë ta mbajnë atë deri pas Kupës së Botës për klube në vitin 2025. Lojtari luan edhe me kombëtaren U-18 të Brazilit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit