Arsenal e nxjerr në shitje, Borussia hap dyert për francezin

14 Qershor 2019
17:14
Telesport
back button

Mbrojtësi francez Laurent Koscielny pritet të transferohet te skuadra e Borussia Dortmund sezonin e ardhshëm. 34-vjeçari luan në Premier League me skuadrën e Arsenal prej vitit 2010 dhe ka ende edhe një vit kontratë me “topçinjtë”.

Gjithsesi, trajneri Unai Emery ka deklaruar se francezi mund të largohet që këtë verë. Për të ka shfaqur interes ekipi i Borussia, i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për të marrë shërbimet e Koscielny.

Largimi i lojtarit këtë verë është e vetmja mënyrë që Arsenali të arkëtojë nga shitja e tij, pasi sezonin e ardhshëm largohet me parametrin zero. Skuadra e Borussia është gati t’i ofrojë një kontratë 1+1, me shpresën që përvoja e Koscielny ta ndihmojë këtë sezon në Bundesliga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit