Arsenal fitoi 2-0, por Man.United bën Kolasinac të nxjerrë zorrët në fushë

10 Mars 2019
22:12
back button

Futbollisti i Arsenal, Sead Kolasinac serviri momentin më të shëmtuar në ndeshjen ndaj Manchester United, kur gjatë fitores së të dielës 2-0, ai volli në fushë. 

Anësori i majtë i “Topçinjve”, që luajti për 90 minuta është parë dhe filmuar duke nxjerrë nga goja një sasi të konsiderueshme të një lëngu të verdhë, menjëherë pas një përplasje me Fred.

Duke u bazuar në faktin që futbollisti arriti të vazhdojë lojën deri në përfundim të takimit, të gjitha sugjerimet janë që të ketë qenë tepricë lëngjesh, por që gjithsesi nuk u duk aspak mirë për boshnjakun.

Gjithsesi aq ka mjaftuar që Kolasinac të shndërrohet në protagonistin e rrjeteve sociale, aty ku tifozët nuk e kanë kursyer aspak futbollistin e Arsenal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit