Arsenali thuhet se është ndër favoritët për të marrë Adrien Rabiot këtë verë.
Ish-lojtari i Juventusit është ende në pritje për të finalizuar lëvizjen e radhës në karrierën e tij, duke qenë se ka shumë klube të interesuara për nënshkrimin e tij.
Sipas Gazzetta dello Sport, Arsenali mund të jetë klubi favorit për të siguruar shërbimet e mesfushorit.
Topçinjtë janë gjithashtu të lidhur me yllin e Spanjës në Euro 2024, Mikel Merino, por do të nënshkruajnë vetëm me një nga dy lojtarët.
Rabiot mund të shihet si një alternativë më e lirë, pasi nuk ka asnjë kosto për kartonin e tij.
Megjithatë, ai mund të kërkojë një pagë më të lartë se sa Merino.