Arsenal gjen lojtarin “anti-Manchester City”, vjen nga rivalët

6 Qershor 2024
16:46
Denis Hakanaj
back button

Shtypi anglez nuk ka dyshime se ajo që i mungon Arsenal-it për të mposhtur City-n në garën për titull në Premier League është një qendërsulmues.

Nuk ka rëndësi nëse Topçinjtë kanë sulmin e dytë më të mirë të Premier League me 91 gola, sepse mbeten pesë më pak se numri i golave i shënuar nga Citizens, që përpara ka Erling Haaland.

Thelbi i diskutimit është se golashënuesit më të mirë të Arsenal-it kanë qenë Saka dhe Havertz, respektivisht me 16 dhe 13 gola.

Numri 9 dieal, sipas The Mirror, duket se është ish-ylli i Real Sociedad, Aleksander Isak, i cili luan te Newcastle dhe që në këtë sezon ka shënuar 21 gola, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë i kampionatit anglez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit