Arsenal “hakmerret” ndaj Aston Villa-s me Trossard-Partey (Video)

24 Gusht 2024
20:44
Denis Hakanaj
back button

Arsenal ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 në fushën e Aston Villa-s në javën e dytë të Premier League. Një hakmarrje për Topçinjtë, duke parë se i humbi të dy përballjet e sezonit të kaluar kundër skuadrës së Emery.

VILLA-ARSENAL 0-2 – GOLAT – VIDEO

Vendasit mund të kishin kaluar në avantazh në minutën e 25-të.

Në fakt, sulmuesi Watkins ka pasur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh ekipin e Emery, por ka gabuar në mënyrë të pabesueshme.

VILLA-ARSENAL – GAFA E WATKINS – VIDEO

Watkins ka qenë protagonist edhe në minutën e 53-të, kur një goditje me kokë e tij me portën gjysmë të boshatisur është ndalur nga një pritje e pabesueshme e Raya-s.

Pritja e David Raya kunder Watkins – Video

Goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në minutën e 67-të dhe është realizuar nga Trossard, i aktivizuar nga stoli në minutën e 65-të.

Dhjetë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë për ekipin e Arteta-s me një goditje nga jashtë zone të Partey.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit