Arsenal humb shansin për të blerë kampionin e botës dhe fajin e ka Ozil

15 Korrik 2019
19:46
back button

Arsenali raportohet se do ta humbë shansin për të blerë fantazistin e Lyon Nabil Fekir sepse nuk mund të largojë Mesut Ozil. 

Topçinjtë thuhet të kishin nisur kontaktet me 25-vjeçarin i cili mund të blihet për një çmim ofertë 32 milionë euro. 

Megjithatë, sipas L’Equipe, londinezët nuk mund ta paguajnë atë shifër përderisa të kenë ish-mesfushorin e Real Madridit në skuadër. 

Asnjë klub nuk ka qenë gati të bëjë një ofertë formale për Ozil, i cili ka një rrogë të frikshme 400,000 euro në javë. 

Ndërkohë Lyon kërkon të shesë lojtarin këtë verë për të mos rrezikuar ta humbasë me parametra zero vitin tjetër kur t’i skadojë kontrata. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit