“Arsenal-i?”, Haaland: Vetëm një lojtar i tyre mund ta përmirësonte City-n

22 Mars 2024
14:53
Denis Hakanaj
back button

Superylli i Manchester City-t, Erling Haaland, ka lavdëruar kapitenin e Arsenalit, Martin Odegaard, duke pretenduar se ky i fundit do t’i bënte Citizens një ekip më të mirë.

Dyshja përfaqëson Norvegjinë dhe kanë luajtur 27 ndeshje së bashku, duke kontribuar në realizimin e tre golave. Ata po përgatiten të përballen me Çekinë në një miqësore këtë të premte.

I pyetur nëse Odegaard do ta përmirësonte skuadrën e Pep Guardiolas, Haaland tha për Mirror):

“Po, mendoj se po. Është një lojtar të mirë, një lojtar që luan për rivalët tanë. Ai sapo ka nënshkruar një kontratë të re, kështu që kjo nuk është një temë, por te City ne kemi shumë nga lojtarët më të mirë në botë”.

Topçinjtë kanë performuar mirë këtë sezon. Ai ka luajtur 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë shtatë asiste.

Aktualisht, Odegaard me shokë kryesojnë Premier League me një pikë më shumë se Manchester City i vendit të tretë. Londinezët do të udhëtojnë në Etihad për një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat më 31 mars.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit