Arsenal “i shpall luftë” Henry për yllin e skuadrës

17 Mars 2024
14:10
Denis Hakanaj
back button

Arsenali është gati të shkojë në luftë me legjendën e klubit Thierry Henry.

Trajneri i Francës U21, Henry dëshiron të ketë William Saliba si pjesë të skuadrës së tij në Lojërat Olimpike të Parisit të këtij viti.

Por anglezja “Mirror” thotë se Arsenali mund ta ndalojë Salibën të marrë pjesë në Lojërat Olimpike sepse turneu nuk njihet nga FIFA.

Drejtuesit e Topçinjve besojnë se mbrojtësi mund të humbasë fillimin e sezonit të ri nëse luan për Francën, fillimisht në Euro 2024 dhe më pas në Lojërat Olimpike.

Si të tillë, ata janë gati të bllokojnë Henry që të mos grumbullojë Saliba-n, 22 vjeç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit