Arsenal-i shqetëson Neuer-in: “Ja pse do të jetë e vështirë”

15 Mars 2024
17:41
Denis Hakanaj
back button

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, e ka pranuar se përballja e dyfishtë kundër Arsenal-it në çerekfinalet e Champions League do të jetë e vështirë.

Neuer ka kujtime të bukura nga përballja me Arsenalin, pasi Bayern Munich turpëroi londinezët në 1/8-at e Champions League në vitin 2017. Sulmuesi gjerman ishte në portë, ndërsa skuadra e tij fitoi me rezultatin e përgjithshëm 10-2.

Megjithatë, kjo është një tjetër skuadër e Topçinjve që po shkëlqen nën drejtimin e Mikel Artetas. Ata janë në krye të Premier League, përpara Liverpool dhe Manchester City me 10 ndeshje të mbetura.

Neuer aludoi për këtë kur dha mendimet e tij për sfidën me londinezët për DailyAFC:

“Arsenali është një ekip shumë i fortë, ata kanë një shpirt shumë të mirë. Jo më kot ata janë në krye të Premier League”.

Neuer mendon se do të jetë një ndeshje e vështirë, por emocionuese kundër ekipit të Arteta-s:

“Do të jenë dy ndeshje të vështira dhe ne duhet të tregojmë gjithçka që mundemi për të përparuar. Do të jetë një ndeshje emocionuese, ne presim me padurim sfidën jemi të lumtur që mund t’i luajmë këto ndeshje”.

Bayern Munich ka kaluar një sezon zhgënjyes dhe duket se do të dorëzojë titullin e Bundesligas për herë të parë në 12 vjet.

Bavarezët janë mbrapa Leverkusen-ut të Xabi Alonso, që kryeson renditjen me 10 pikë avantazh me nëntë ndeshje të mbetura.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit