Arsenal kthehet te fitorja me Aubameyang dhe i afrohet Europës (Video)

2 Maj 2021
17:11
Denis Hakanaj
back button

Arsenal ka mundur 2-0 Newcastle në transfertë.

Topçinjtë janë kthyer te fitorja në Premier League pas një barazimi dhe një humbje të pësuar në dy ndeshjet e mëparshme.

Elneny (5′) dhe Aubameyang (66′) kanë vendosur ndeshjen e luajtur ne St.James Park.

Bardhezinjtë e kanë mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtar për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Schar në minutën e 90-të.

Arsenal është ngjitur përkohësisht në vendin e 9 me 49 pikë, katër larg zonës europiane të renditjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit