Arsenal kthehet te fitorja pas turpërimit, talenti shënon “golazo” pas vetëm 93 sekondash (Video)

27 Nëntor 2021
15:26
Denis Hakanaj
back button

Arsenal ka harruar humbjen 4-0 kundër Liverpool dhe është kthyer te fitorja në Premier League.

Topçinjtë kanë mundur 2-0 Newcastle në javën e 13-të të kampionatit anglez dhe janë ngjitur në vendin e pestë të renditjes me 23 pikë, po aq sa West Ham i vendit të katërt, por Hammers kanë një ndeshje më pak.

Sfida e luajtur në Emirates është vendosur në pjesën e dytë.

Saka ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e  56-të me një finalizim të bukur.

Dhjetë minuta më mbrapa ka ardhur goli i sigurisë për ekipin e Arteta-s.

Martinelli, i futur në vend të Saka në minutën e 64-t, ka realizuar një “golazo” 93 sekonda pas futjes në fushë.

Thellohet kriza e Newcastle, që mbetet në vendin e fundit me 6 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit