Arsenal në çerekfinalet e Champions League pas 14 vitesh, Arteta: Jemi aty ku donim të ishim

13 Mars 2024
8:29
Telesport
back button

Mikel Arteta, trajneri i Arsenal, ka mbetur i kënaqur nga kualifikimi i skuadrës së tij në çerekfinalet e Champions League. Një kualifikim i vështirë ndaj Porto, që erdhi vetëm pas penalltive dhe 120 minutave lojë.

Kanë kaluar 14 vite, shumë të gjata për një klub si Arsenali dhe kjo tregon se sa e vështirë ishte. Ne krijuam një energji të pabesueshme në stadium, duke i shtyrë të gjithë në maksimum dhe së bashku ia dolëm”, tha Arteta.

Penalltitë janë si short. I kishim përgatitur një ditë më parë, ndaj merita i takon trajnerëve të portierëve dhe të gjithë atyre që kontribuan. Është vërtet e vështirë të luash kundër Portos, ata janë vërtet konkurrues. Ne nuk patëm shumë momente ku mund të kontrollonim lojën, ata janë një ekip vërtet i mirë”, tha më tej Arteta.

Për momentin vendimtar të ndeshjes dhe faktorin Emirates: “Ne shënuam një gol në një moment vërtet të rëndësishëm, u përpoqëm të krijonim raste dhe në fund ia dolëm. Luhej për çerekfinalet e Champions, ndaj çdo detaj ishte i rëndësishëm”.

Ne i duam tifozët tanë , energjia që na transmetojnë, thjesht na bëri të fitojmë. E pabesueshme që arritëm në çerekfinale, jemi aty ku donim të ishim. Ishim të duruar, punuam shumë, shumë njerëz morën vendime të mira dhe treguan guxim në momente të vështira”, u shpreh Mikel Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit