Arsenal “peshkon” talentin skocez, gati oferta për ta sjellë në Londër

14 Korrik 2019
11:23
Telesport
back button

Skuadra e Arsenal ka ofruar 25 milionë stërlina për mbrojtësin 22-vjeçar Kieran Tierney, që luan në Skoci me Celtic. Lajmin e ka konfirmuar “Sky Sports”, që shton se kjo është oferta e dytë që “topçinjtë” kanë bërë për talentin skocez.

Një muaj më parë, oferta ishte 15 milionë stërlina, por kjo shumë u refuzua nga Celtic. Për këtë arsye, Arsenal ka rritur ndjeshëm ofertën, pasi konkurrenca për Tierney është e madhe (edhe Napoli kërkon mbrojtësin e krahur të djathtë).

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2023 me celtic, me fanellën e së cilit ka realizuar 8 gola në 170 ndeshje zyrtare. Për momentin lojtari është ende në periudhë rehabilitimi pas dëmtimit që ka pësuar në fund të sezonit të kaluar, por ai do të jetë gati në shtator.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit