Skuadra e Arsenal po kërkon të largojë nga grupi disa lojtarë që konsiderohen të tepërt dhe që nuk do të përdoren nga trajneri Mikel Arteta sezonin e ardhshëm.
Një prej tyre është sulmuesi 25-vjeçar Eddie Nketiah, që sezonin e kaluar u aktivizua më së shumti siz ëvendësues. Ai nuk gjeti shumë hapësira mes Kai Havertz dhe Gabriel Jesus në formacionin bazë.
Për pasojë, trajneri Mikel Arteta është gati ta lërë të shkojë në një ekip të ri. Sot është raportuar se Arsenal është i gatshëm t’i ofrojë Nketiah ekipit të Crystal Palace në pjesë të një marrëveshje shkëmbimi për të blerë Marc Guehi.
Ky i fundit, 24 vjeç, vjen nga përvoja me kombëtaren në Euro 2024 dhe konsiderohet i rëndësishëm për skuadrën e “topçinjve”. Trajneri Arteta e kërkon me ngulm edhe pse konkurrenca ështe e madhe.
Një shkëmbim lojtarësh do ta favorizonte ardhjen e tij tek Arsenal, që do të paguante edhe një shumë më të vogël parash për të kompesuar diferencat financiare mes dy lojtarëve. Tashmë pritet që edhe Palace të marrë një vendim për këtë propozim.