Arsenal reziston me 10 lojtarë ndaj Liverpool-it, gafë e pabesueshme nga Minamino (Video)

13 Janar 2022
22:42
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim pa gola gjysmëfinalja e vajtjes e Carabao Cup mes Liverpool-it dhe Arsenal-it.

Dukej se do të ishte një fitore e lehtë për skuadrën e Jurgen Klopp pas kartonit të kuq të marrë nga Xhaka në minutën e 24-të të pjesës së parë, por nuk ka qenë kështu.

Topçinjtë kanë arritur të rezistojnë deri në fund dhe të marrin një barazim me vlerë për ndeshjen e kthimit.

Rasti më i artë për Të Kuqtë ka ardhur në fundin e takimit, por është shpërdoruar nga Minamino, i cili ka nxjerrë topin jashtë në mënyrë të pashpjegueshme.

Edhe Klopp e ka patur të vështirë t’u besojë syve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit