Arsenal rimerr kreun dhe fut në krizë Chelsea-n, Xhaka fiton “derbin” me Brojën (Pamjet)

6 Nëntor 2022
14:53
Denis Hakanaj
back button

Arsenal ka fituar derbin londinez kundër Chelsea-t në javën e 15-të të Premier League dhe është kthyer të kryesojë klasifikimin pasi ka parakaluar Manchester City-n.

Armando Broja është aktivizuar në minutën e 64-t në vend të Aubameyang, por nuk ka arritur të ndihmojë ekipin e Potter të shmangë humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Pjesa e parë e ndeshjes të zhvilluar në Stamford Bridge është mbyllur në barazim pa gola. Por mund të mos kishte qenë kështu nësse Gabriel Jesus nuk do të kishte shpëhrdoruar një rast të pastër.

Një rast që ka ardhur në minutën e 29-të të ndeshjes. Martinelli ka utur një krosim shumë të bukur në zonën e rreptësisë, por sulmuesi brazilian nuk ka arritur ta godasë topin me kokë.

Një mundësi e humbur që mund të kishte pasoja për skuadrën e Arteta-s në pjesën e dytë dhe që mund t’i kushtonte kryesimin në renditje Topçinjve.

RASTI I HUMBUR NGA JESUS – VIDEO

Por, fatmirësisht nuk ka qenë kështu për Topçinjtë. Takimi, në fakt, është zhbllokuar në minutën e 63-të nga një gol i Gabriel pas një goditje këndi të Saka.

GOLI I GABRIEL – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit