Arsenal sposton vëmendjen nga sulmuesi i Newcastle për sezonin e ri, kushton 70 milionë euro

18 Mars 2024
14:08
Telesport
back button

Arsenal mund të joshet të bëjë një lëvizje të mundshme për sulmuesin e Newcastle, Alexander Isak, këtë verë. Për sulmuesin suedez është interesuar së fundi edhe Manchester United, që gjithashtu është në kërkim të një goleadori.

Sipas “Daily Express”, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, dëshiron të sjellë një sulmues të ri në “Emirates” këtë verë. Në listën e “topçinjve janë Victor Osimhen (Napoli), Ivan Toney (Brentford) dhe Joshua Zirkzee (Bolonja).

Arsenali është gjithashtu adhurues prej kohësh i Isak, që ka një kontratë deri në vitin 2028 me Newcastle. Ndërkohë që, kostoja e kartonit të tij shkon deri në 70 milionë euro, tepër e lartë si për United ashtu dhe për Arsenal.

Mediat shtojnë se Newcastle mund të ketë nevojë të bëjë shitje për të përmbushur rregullat e “fitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League”, ndaj mund të ulë disi pretendimet financiare përpara një oferte të mirë.

Isak, 24 vjeç, është në sezonin e tij të dytë në Premier League. Në 57 ndeshje zyrtare me Neëcastle ai ka realizuar 26 gola, duke u dalluar me paraqitjet e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit