Arsenal, thellohet misteri i Aubameyang dhe Lacazette i dedikon golin

27 Janar 2021
16:28
Denis Hakanaj
back button

Pierre-Emerick Aubameyang është zhdukur dhe askush nuk e di se kur do të kthehet të stërvitet dhe të luajë me Arsenal-in. Disa ditë më parë, sulmuesi ka udhëtuar si zakonisht me skuadrën për të luajtur në Kupëne Anglisë kundër Southampton.

Problemi është se, siç ka në bërë të ditur mediat angleze dhe trajneri Arteta, diçka e ka penguar të zbresë në fushë dhe e ka detyruar të kthehet në shtëoi.

Një mister që nuk është zbuluar akoma dhe tani ka një shqetësim të madh për shkak të reagimeve të shokëve të skuadrës. Lacazette mbi të gjithë, i cili i ka dedikuar golin e shënuar të martën në kampionat, përsëri kundër Southampton.

Misteri është thelluar akoma më shumë nga deklaratat e bëra nga trajneri Arteta pak ditë më parë: “Nëse mund të jap detaje mbi Aubameyang? Jo. Di vetëm se duhet të përballet me këtë problem personal. Të shohim si do të shkojnë gjërat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit