Arsenali dështoi, ylli harbohet deri në 3 të natës në pub

16 Shtator 2019
17:29
back button

Arsenali u barazua nga Watfordi nga rezultati 2-0 në 2-2, ndërsa golashënuesi Pierre-Emerick Aubameynag ishte autori i të dy golave për “Topçinjtë”. 

Gabonezi doli shumë i zhgënjyer nga fusha dhe ngushëllimin e tij e ka gjetur në një klub nate në Londër. 30-vjeçari ka qëndruar deri në 3 të mëngjesit në klub dhe është kapur nga fotografët në momentin e daljes. 

Sulmuesi kryesor i Arsenalit dukej se kishte konsumuar alkool, ndërsa të shumta kanë qenë dhe kritikat e tifozëve të Arsenalit. Një sjellje e tillë nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e “Topçinjëve”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit