Arsenali dhe Manchester United vihen në garë për yllin e Bayern, nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë

15 Nëntor 2024
7:40
Telesport
back button

Arsenal është i vendosur të konkurrojë me Manchester United për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich, Leroy Sane. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja gjermane “Bild”.

Sipas saj, dy gjigandët e Premier League synojnë të rikthejnë sulmuesi, tashmë 28 vjeç, që dikur është aktivizuar me Manchester City. Sane i skadon kontrata në fund të sezonit, ndaj do të jetë një lojtar i lirë.

Leroy Sane ka shënuar tre gola në 11 ndeshje në të gjitha garat ku është aktivizuar këtë sezon për skuadrën e Vincent Kompany. Deri më tani nuk ka asnjë indicje që tregon se aid he Bayern po punojnë për rinovimin e kontratës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit