Arsenali gati të rinovojë kontratën e Arteta, do të jetë trajneri më i paguar në Premier League

31 Maj 2024
8:57
Telesport
back button

Mikel Arteta dhe Arsenal do të vazhdojnë së bashku edhe për shumë kohë. Sipas asaj që raportohet nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, drejtuesit e Arsenal janë të kënaqur me punën e trajnerit.

Një rinovim që do të vijë edhe pse “topçinjtë” kanë dështuar të fitojnë Premier League në dy vitet e fundit, gjithmonë të mundur me “fotofinish” nga Manchester City. Palët tashmë kanë një marrëveshje për të vazhduar kontratën e Artetës, e cila skadon pas një viti.

Një pagë mbi 20 milionë paund (gati 24 milionë euro) në sezon është gati për trajnerin e “topçinjve”. Kjo do ta bënte atë jo vetëm trajnerin më të paguar në historinë e Arsenal por edhe më të paguarin në Premier League. Një pagë më e lartë se ajo e Pep Gardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit