Jules Kounde është kthyer në një nga mbrojtësit më të kërkuar në Europë. Aktualisht po e ndjek sidomos Arsenali.
Lojtari francez ka qenë një nga futbollistët kryesorë për Barcelonën këtë sezon. Trajneri Hansi Flick beson shumë tek ai dhe e vlerëson për përshtatjen në fushë gjatë muajve të fundit.
Mikel Arteta po përgatit një ofertë të bujshme për Kounde, plot 75 mln euro. Barcelona mund ta konsiderojë këtë shifër, por jo në merkaton e janarit.