Arsenali eshte duke i dhene “doren e fundit” pergatitjes para-sezonale dhe sonte mundi lehtesisht dhe duke zbavitur fituesit e Bundesligas dhe Kupes se Gjermanise sezonin e shkuar, Bayer Leverkusen, me nje rezultat te thelle 4-1. Ndeshje e luajtur ne Emirates dhe qe pa djemte e Artetas me grinte, deshire dhe uri, me nje presing asfikesues sidomos ne pjesen e pare.
Menjehere ndeshja miqesore u vu ne binaret e duhura pasi Oleksandr Zinchenko shenoi nje gol te bukur. Sakaq, direkt pas tij erdhi edhe goli i Trossard. Pokerin e mbyllen golat e Gabriel Jesus dhe ish-futbollistit te Leverkusen Kai Havertz.
Premier League fillon javën e ardhshme, me skuadrën e Mikel Artetës që do te debutoje në shtëpi kundër Wolves të shtunën e ardhshme.
Klubi i Londrës veriore do të shpresojë të zhvillojë një tjetër sfidë për titull, pasi është afruar shumë gjatë dy sezoneve të fundit. Topçinjtë kanë shtuar Riccardo Calafiori për t’i ndihmuar ata ta arrijnë këtë objektiv, me Mikel Merino që do t’i bashkohet gjithashtu shumë shpejt. al.
Per t’u theksuar edhe ndeshja e pare si kundershtar i Granit Xhakes qe pas deklaratave te fundit (“ikja te Leverkusen ishte dy hapa perpara dhe jo nje hap mbrapa per mua”) nuk ka qene aq negative dhe pritja gjithashtu ka qene pozitive me ovacione dhe duartrokitje.