Arsenali fiton 0-1 kundër Tottenham në ndeshjen më të bukur të kësaj fundjave në Premier League! Një sfidë plot ritëm dhe spektakël tipik anglez, i servirur nga dy skuadra të cilat pretendojnë shumë.
Vendësit mund të shënonin që pas 6 minutash lojë, por Kulusevski nuk ia doli të gjejë rrjetën përballë portierit David Raya. Kai Havertz rrezikoi në minutën e 18-të duke ngritur zemrat e tifozëve peshë, por gjithashtu vuajti për të mbyllur aksionin me gol.
45 minutat e para u mbyllën pa gola. Goli i pjesës së dytë ishte rezervuar për një qendërmbrojtës. Saka në të 64′ e gjeti mjaft mirë në zonë Gabrielin, i cili u shkëput shkëlqyeshëm në ajër dhe gjeti golin e shumëpritur.
Pas barazimit ndaj Brighton javën e kaluar, me 10 pikë Arsenali e sheh veten në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit të Premier League, kurse Tottenham 12 vende më poshtë me vetëm 4 pikë.