Arsenali synon sulmuesin e Bayern, në Munich janë të dakord për huazim por me një kusht

13 Gusht 2024
8:52
Telesport
back button

Arsenal kërkon të përforcohet sërish në merkato dhe vecanërisht në repartin e sulmit. Për këtë arsye, “topcinjtë” kërkojnë të afrojnë sulmuesin francez Kinglsey Coman.

Sipas “Football Insider”, trajneri Mikel Arteta ka përfshirë emrin e anësorit sulmues francez të Bayern Munich në listë për faktin se bavarezët nuk e konsiderojnë atë të pashitshëm.

Coman do të kalonte me dëshirë në Premier League, por përpara se të pranojë ka këruar garanci për kohën e lojës që do t’i japë trajneri spanjoll. Ai e di se te Bayern nuk do të ketë shumë hapësira.

Këtë verë, në Bavari kanë ardhur João Palhinha, Michael Olise dhe Hiroki Ito, ndaj francezi mund të largohet edhe për të balancuar financat. Bayern duket i gatshëm ta shesë lojtarin apo edhe ta huazojë atë vetëm me një kusht.

Gjermanët kërkojnë që operacioni të përfshijë edhe detyrimin për blerje ose blerjen e kushtëzuar me arritjen e rezultateteve të caktuara. Edhe Barcelona do t’i kishte sytë te lojtari, veçanërisht nëse një formulë e tillë do të konfirmohej.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit