Arsenali vëzhgon yllin e Romës, gati marrëveshja mes palëve

20 Shkurt 2020
17:38
Eraldo Harlicaj
back button

Arsenali do të dërgojë skautë në stadiumin “Olimpico” të Romës. Mesfushori Bryan Cristante është objektivi kryesor i dëshiruar nga trajneri Mikel Arteta. Bazuar në raportimin e Calciomercato.com, “Topçinjtë” e kanë ndjekur lojtarin prej kohësh, por tani do e shohin dhe nga stadiumi. 

Lojtari do të ndiqet me vëmendje nga skuadra e Arsenalit, pasi skautët e tyre janë urdhëruar të shohin çdo detaj. Italiani është nën kontratë me Romën deri në qershorin e vitit 2024. Ai mund të kalojë në verë te skuadra angleze. 24-vjeçari po luan si titullar te Roma dhe ka bërë mjaft mirë këtë sezon.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit