Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, beson se mesfushori italian Jorginho, tashmë 32 vjeç, do të ketë një të ardhme të ndritur si trajner. “Cilësia e tij më e madhe është aftësia për t’i bërë të tjerët më të mirë”, tha Arteta.
“Edhe sezonin e kaluar ishte e njëjta gjë me të. Në fillim u aktivizua në pak ndeshje dhe kishte më pak minuta. Por gjithmonë i kam thënë të jetë gati. Mënyra e përgatitjes është e nivelit të lartë. Kur duhet të luajë, ai është gjithmonë gati”, tha Arteta.
“Është ndjesia ime se ai mund të bëhet një trajner shumë i mirë në të ardhmen. Që herën e parë që e vëzhgova e kam menduar këtë gjë. Ai ka brumë për ta bërë këtë detyrë kur të mbyllë karrierën si futbollist”, u shpreh Arteta.
“Jorginho ka fituar shumë si në Itali ashtu dhe në Angli. Ka luajtur shumë, ka patur trajnerë të mirë që e kanë stërvitur dhe ka përfituar shumë. Unë vë bast për këtë”, tha Mikel Arteta.