Ditën e shtunë, në përballjen ndaj Nottingham, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, do të festojë ndeshjen e tij të 250-të si trainer i ‘topcinjve”. Për këtë gjë ai tha: “Nuk prija këtë rrugëtim, sidomos në botën ku jetojmë”.
“Unë kam shumë mirënjohje, jo vetëm për punën por me kë e bëj. Ndihem vërtet me fat dhe shpresoj se mund të vazhdojmë për një kohë të gjatë”, tha Arteta, që përballet me disa mungesa për shkak dëmtimi,.
“Kjo është një sfidë. Dëmtimi i White është diçka që nuk e prisnim. Disponueshmëria e tij në vijën e mbrojtjes ka qenë më e mira bashkë me Gabriel dhe ëilliam Saliba. Por ne do të gjejmë alternativa”, shtoi spanjolli.
Më tej, Arteta tregoi për punën e bërë gjatë 2 javëve pushim: “Kemi analizuar gjithçka që kemi bërë. A kanë qenë kundërshtarët superiorë ndaj nesh, a është kjo arsyeja pse nuk kemi fituar ndeshje? Përgjigja është jo. A duhet të kishim fituar më shumë nga ndeshje? Përgjigja është po”.
“Tani jemi të gjithë bashkë dhe energjia e stafit dhe lojtarëve ishte e pabesueshme. Ky është gëzimi i të qenit me këta djem në këtë rrugëtim. Atyre u pëlqen të jenë këtu, u pëlqen të kthehen me ne dhe kjo sjell energji. Është gjithmonë mirë të sigurohemi që jemi në rrugën e duhur”, tha Arteta.