Arteta: Fitorja ndaj PSG do të na vlejë për të ardhmen, këto janë netët magjike europiane

2 Tetor 2024
8:21
Telesport
back button

Arsenal arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj PSG në Champions League, në një ndeshje ku londinezët shkëlqyen në fushën e lojës. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i foli në lidhje me shanset që ekipi i tij ka për të fituar Champions këtë sezon.

Unë ndjeva diçka ndryshe tek skuadra ime në takimin e djeshëm. Madje këtë gjë e perceptova edhe në mënyrën se si ne po e përgatisnim ndeshjen në nivelin e fokusit që skuadra tregoi këto ditë”, tha Arteta.

Unë mendoj se djemtë donin të dëshmonin diçka në këtë takim, kundër një ekipi të nivelit të lartë. Në fushën tonë ne mund të jemi vetvetja dhe mund të jemi gjithashtu shumë dominues. Ky është një hap tjetër dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë edhe në sfidat e tjera”, tha spanjolli.

Më tej, Arteta foli për këtë sukses: “Unë mendoj se kjo fitore ka rëndësi dhe krijon më shumë besim te skuadra. Këto janë netët e mahnitshme evropiane kundër klubeve të mëdha. Ky besim është diçka që ngre energjinë dhe shpirtin e të gjithëve”.

E ardhmja ka të bëjë me besimin se mund të përballesh me ato skuadra të pabesueshme dhe ke një shans shumë të mirë për t’i mposhtur ato dhe je mjaftueshëm i mirë për ta bërë këtë. Kjo fitore do të jetë me të vërtetë e dobishme”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit