Sulmuesi brazilian Gabriel Jesus vuajti nga disa probleme fizike gjatë sezonit të kaluar me Arsenal. Gjithsesi, rezultati i tij personal është shumë i respektueshëm me 36 paraqitje në sezon, 8 gola dhe 8 asistime në të gjitha garat.
Nga koha e tij në fushë, 1910 minuta në total, mund të kuptohet mungesa e sulmuesit Brazilian. Gjithsesi, në miqësoren e luajtur dhe të fituar ndaj Manchester United (2-1), përveç golit, ish-lojtari i City ka shfaqur edhe një fizik tjetër.
Trajneri Mikel Arteta ka folur me superlative për loijtarin, duke thënë: “Ai duket shumë në formë, ka ndryshuar shumë gjëra gjatë verës dhe u rikthye në gjendje të mire. Kur të kesh këtë themel i thashë se të gjitha gjërat mund të ndërtohen mirë”.
“Gjendja e tij e mirë fizike sot është e dukshme, është një fakt dhe mund ta shihni. Mënyra se si duket, ritmi, mënyra se si lëviz. Mund të shohësh përmasat e vërteta të tij dhe mund ta shohësh sërish shkëlqimin në sytë e tij, dhe tani ai vetëm duhet ta tregojë në fushë”, tha Arteta.