Arteta konfirmon: Për të ardhmen time do flasim në momentin e duhur, në fillim merkato e lojtarëve

23 Gusht 2024
14:35
Telesport
back button

Mikel Arteta ka konfirmuar lajmin se ai do të nisë bisedimet me drejtuesit e Arsenal vetëm pas të përfundojë merkato e verës. Trajneri spanjoll ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me “topçinjtë”, por rinovimi duket një formalitet.

“Sky Sports News” konfirmon marrëveshjen për një rinovim afatgjatë me Arsenal. 42-vjeçari premtoi që në korrik se nuk do të kishte probleme për nënshkrimin e një kontratë të re me ekipin londinez.

Asnjë njoftim nuk ka pasuar, por trajneri spanjoll zbuti çdo frikë mes tifozëve përpara udhëtimit në Aston Villa të shtunën. “Fokusi ka qenë te dritarja e transferimeve. Kishim shumë gjëra për të bërë dhe diskutuar. Ne jemi në të dhe do të kujdesemi për këtë në momentin e duhur”, tha Arteta.

Kur u pyet nëse bisedimet do të ndodhin pas mbylljes së afatit kalimtar, Arteta u përgjigj: “Po. Unë jam shumë mirënjohës para së gjithash për vendin ku jam ulur dhe njerëzit me të cilët punoj çdo ditë, sepse është vërtet e vështirë të gjesh atë harmoni, besim, besim dhe përafrim në vizion”.

Është diçka që e përmend gjithmonë sepse besoj se kemi ende një kohë të pabesueshme përpara nesh. Është shumë emocionuese dhe jam shumë i emocionuar për këtë”, u shpreh Mikel Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit