Arteta lavdëron skuadrën: I duruari, i fituari! Kështu morëm tri pikë të arta ndaj Spurs

16 Shtator 2024
11:18
Telesport
back button

Arsenal mposhti 1-0 Tottenham jashtë fushe, duke marrë tri pikë të arta në derbin londinez. Një fitore me shumë vlera për “topcinjtë”, të cilët qëndrojnë mes ekipeve pretendente për titull në Premier League.

E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë dhe kjo e bëri më të lehtë, poasi bseonim te fitorja. Ne duhet të kishim bërë më shumë në pjesën e parë, por elasticiteti që treguam dhe fakti që ishim të duruar na shpërbleu në fund”, tha Mikel Arteta.

Më tej, trajneri spanjoll i Arsenal shtoi: “Edhe pse bëmë shumë gjëra të thjeshta gabim ia dolëm mbanë. Mënyra se si u mbrojtëm ishte kaq e fortë. Ky është një kompliment i vërtetë për ekipin”.

Çdo lojtar në çdo fushë të fushës është gati të bëjë atë që shumë njerëz i quajnë gjërat e shëmtuara dhe ata kënaqen ta bëjnë atë pjesë të lojës. Jam i kënaqur, sepse skuadra gjatë një sezoni duhet të kalojë shumë pengesa”, tha Arteta.

Ishte e vështirë ndaj Spurs sepse kemi humbur shumë lojtarë të rëndësishëm për ne, të dëmtuar. Ata që prisnin rastin u stërvitën dhe u sollën në mënyrën e duhur. Ky është rezultati”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit