Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, është duke e përshpejtuar hapat në rikuperimin e tij nga një dëmtim në kyçin e këmbës. Rikuperimi i shpejtë i tij është një motivim edhe më i madh për “topçinjtë”.
Mesfushori ka qenë jashtë fushës që nga pushimi ndërkombëtar i shtatorit, kur ai pësoi një dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës. Ai nuk ka luajtur në shtatë ndeshjet e fundit të Arsenal dhe mungesa e tij është ndjerë mjaft.
Odegaard është parë duke vrapuar në një seancë stërvitore rutinë në Londër, çka tregon se rikuperimi po shkon mirë. Arsenal ka disa ndeshje të rëndësishme që vijnë pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit, ndaj mesfushori kërkon të jetë gati.
Fillimisht “topçinjtë” do të luajnë ndaj Bournemouth, por më pas do të përballen me Liverpool, Neëcastle, Inter dhe Chelsea. Sfida delikate, ku trajneri Mikel Arteta shpreson të ketë edhe ndihmën e Odegaard.