Arteta: Momenti më i mirë i karrierës sime falë tij

2 Gusht 2020
13:11
Denis Hakanaj
back button

Mikel Arteta ka shijuar suksesin e tij të parë si trajner.

Arsenal-i ka triumfuar në Kupën e Anglisë pasi ka mundur 2-1 Chelsea-n Një fitore me përmbysje e Topçinjve që janë kthyer të fitojën një trofe pas shumë kohësh.

Trajneri i londinezëve ka falënderuar mësuesin e tij Pep Guardiola, me të cilin ka punuar te Manchester City.

“Mendoj se është dita më e rëndësishme e jetës sime. Momenti më i mirë i karrierës”, ka thënë Arteta.

“Dhe duhet të falënderoj Pep Guardiola-n. Absolutisht. Ai ka qenë një pikë referimi për mua. Ka gjithë mirënjohjen time. Nuk do të isha këtu po të mos ishte për të”.

“Ky është suksesi im i parë si trajner dhe dua ta shijoj. Lojtarët duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit