Arteta: Në Premier League nuk ka asgjë të sigurtë, vuajmë më shumë seç duhet për të fituar

30 Shtator 2024
9:19
Telesport
back button

Fitorja në minutat e fundit 4-2 ndaj Leicester i dha mundësi Arsenal të qëndrojë në vendin e dytë të Premier League, një pikë pas Liverpool. Fitore që karikon skuadrën në prag të ndeshjes së Champions League ndaj PSG, ditën e martë.

Jam shumë i lumtur me paraqitjen. Mendoj se ne ishim të jashtëzakonshëm dhe meritonim të fitonim me më shumë gola. Pësimi i golit të parë i bëri gjërat më të vështira, por pas barazimit skuadra tregoi një karakter të jashtëzakonshëm. Ne vuajtëm më shumë seç duhet, por ky është futbolli”, tha trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.

Duke folur për mentalitetin e skuadrës së tij, ai shtoi: “Fantastike. Na u desh të përballeshim me një ekip shumë të mire, me rrethana të vështira. Tani jemi të lumtur, por mund të ishim në një pozicion shumë të ndryshëm për shkak të dy golave ​​të pësuar. Por, duke pasur parasysh performancën, ne mund të jemi vetëm të lumtur“.

Luajmë në Premier League dhe këtu nuk ka asgjë të sigurtë. Çdo ekip ka burime të pabesueshme për të krijuar probleme. në mësojmë shumë dhe kjo na karikon për ndeshjen e Champions ndaj PSG. Luajmë shpë shpejt sfidën e radhës, ndaj duhet të jemi gati”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit