“Arteta një nga trajnerët më të mirë në treg, ka kthyer Arsenalin sërish ambicjoz për trofe”

30 Shtator 2024
21:56
Telesport
back button

Përveç përballjes midis Arsenalit dhe Paris Saint-Germain, do te jete edhe nje duel tjeter. Mikel Arteta do te sfidoje një ish-shok skuadre, Luis Enrique, trajner në stolin e kundërt.

Enrique u lavdërua dukshëm nga kolegu i tij gjatë ditës – pasi Arteta që kishte folur dukshëm se ishte një “adhurues i madh” i tij, duke theksuar “personalitetin e jashtëzakonshëm, karizmin dhe energjinë e madhe” të menaxherit të PSG-së.

Luis Enrique u pyet gjithashtu për përballjen me ish-mesfushorin e Arsenalit, tani trajner, në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes së tyre në Champions League.

“Kam kujtime të mira nga ai si shok skuadre. Ai kishte një karrierë shumë të kompletuar si lojtar, e cila përfundoi me shumë sukses, dhe karriera e tij menaxheriale si trajner ka filluar në mënyrë të ngjashme.”

“Ne nuk jemi përballur ende me njëri-tjetrin si trajnerë, por do të ishte mirë të flas me të, edhe pse janë vetëm pesë minuta para ndeshjes. Ai është një nga menaxherët më të mirë në treg për momentin, ai e ka kthyer Arsenalin në një klub që garon sërish për tituj. Eshtë një trajner dhe person i madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit