Një nga ndeshjet e Champions League që do të luhet sot është ajo mes PSV Eindhoven dhe Arsenal. Trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Ne nuk mund t’i ndryshojmë gjërat, duhet të mësojmë nga kjo situate që po kalojmë në kampionat dhe ta përdorim atë në ndeshjen e ardhshme. Kemi mësuar shumë për veten tonë në këtë sezon të Champions League”, tha Arteta.
“Ne luajtëm shumë ndryshe në shtëpi dhe jashtë vitin e kaluar, veçanërisht në Europë. Këtë vit ne kemi qenë shumë më të qëndrueshëm. Kemi shënuar shumë gola dhe nuk kemi pranuar pothuajse asnjë gol”, shtoi trajneri spanjoll.
“Në Champions kemi pësuar vetëm 3 gola, gjë që është fantastike. Dhe është një bazë e shkëlqyer për të filluar. Kam përshtypjen se kur luajmë në Europë jemi më konstantë krahasuar me Premier League”, u shpreh Arteta.
Për mediat foli edhe mbrojtësi Jurrien Timber, që iu adresua shokëve të skuadrës: “Sot duhet të shënojmë, duhet ta fitojmë ndeshjen. Arsenal është një klub i madh dhe unë ndihem pjesë e diçkaje të madhe me këtë ekip. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi”.







