Mesfushori i Arsenal, Declan Rice, pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Newcastle, në kampionat. Kjo bëri që ai të mos luante ndaj Inter në Champions, por duket se trajneri Mikel Arteta ta grumbullojë për sfidën e radhës në Premier League.
Rice pati një frakturë të një gishti të këmbës dhe klubi vendosi që të mos rrezikonte me të në Champions. Gjithsesi, 25-vjeçari shtë shumë i rëndësishëm për trajnerin Arteta, ndaj ai do të jetë në fushë ndaj Chelsea ditën e diel.
Jo vetëm kaq, por ai figuron edhe në listën e futobllistëve të grumbulluar me kombëtaren angleze për dy sfidat e fundit në Nations League. Mediat sqarojnë se ka optimizëm se Rice do të jetë i aftë për derbin e Londrës.
Trajneri Arteta e kërkon pas dy humbjeve radhazi 1-0, pasi nuk duhet humbur përballja direkte me “blutë”. Aq më tepër që Arsenal është 7 pikë pas Liverpool, që ndodhet në krye të Premire League dhe “topçinjtë” kanë nevojë për të.