Tek Arsenal më në fund festojnë rikthimin në fushë të Martin Odegaard, që pas një dëmtimi të gjatë, luajti 90 minuta ndaj Chelsea në kampionat. Kapiteni i “topçinjve” u kthye nga dëmtimi, duke shkëlqyer në derbi.
Kjo paraqitje ka lumturuar trajnerin Mikel Arteta, që më në fund ka dispozicion kapitetnin. “Unë nuk njoh asnjë lojtar tjetër që është i aftë të luajë 90 minuta në atë standard, pas gjashtë javësh jashtë fushës” tha Arteta.
“Pasi u rikthye në stërvitje me skiuadrën ai kishte vetëm një ditë e gjysmë për të qenë në gjendje ta bënte këtë. Lidhja e tij fizike dhe psjikologjike me ekipin ishte e pabesueshme”, shtoi më tej trajneri spanjoll.
Odegaard u rikthye në Londër një ditë më parë nga kombëtarja, për t’i dhënë mundësi të rikuperohet 100%. Mesfushori pësoi një lëndim në kyçin e këmbës ndërsa luante me Norvegjinë në shtator.