Mikel Arteta synon që te transferoje sulmuesin suedez Isak qe të forcojë sulmin e Arsenalit. Sipas asaj që ka raportuar TEAMtalk, trajneri-menaxher i Gunners i ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit që të blejnë një sulmues të ri te forte për të konkurruar me Manchester Cityn në garën për titullin e Premier.
Objektivi kryesor i Topçinjve është Alexander Isak, sulmuesi suedez i Newcastle. Arteta e sheh Isak si një rival të mundshëm për Erling Haaland në listat e golashënuesve dhe beson se profili i tij përshtatet në mënyrë të përkryer me ambiciet e klubit.
Isak, me kontratë me Newcastle deri në vitin 2028, përfaqëson një sfidë komplekse në tregun e transferimeve, por jo të pamundur. Sulmuesi do të ishte i interesuar të transferohej në një klub që garon rregullisht për trofe dhe garanton kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Shqetësimet e Isak për ritmin e rritjes në Newcastle, i cili nuk arriti të arrinte në top katërshe sezonin e kaluar, mund të favorizojë një lëvizje për të. Megjithatë, për të bindur Newcastle për ta shitur atë, atyre do t’i duhen më shumë se 100 milionë sterlina dhe një shitje në janar duket e pamundur.
Ndërkohë, Newcastle po kërkon përforcime në sulm, falë problemeve fizike të Callum Wilson. Ndër emrat e ndjekur janë Dominic Calvert-Lewin i Evertonit, të cilit i skadon kontrata dhe Jonathan David i Lille, i cili do të mund të negociojë me klube të huaja nga janari.