Arsenal u mund 1-2 në miqësoren e sotme ndaj Liverpool, një ndeshje që tregoi se “topçinjtë” nuk janë ende gati. Trajneri Mikel Arteta i ka bërë thirrje skuadrës së tij të jetë më efikase në sulm nëse duan të shmangin humbje të tilla në Premier League.
“Ne duhet të jemi më cinikë në sulm, të ndëshkojmë skuadrat me të cilat luajmë. Është një zonë ku ne mund të përmirësohemi padyshim. Ata shënuan në mundësinë e parë që patën. Kjo është ajo që bën diferencën”, tha Arteta.
“Ne i krijuam situatat tona për gol, por nuk i shfrytëzuam ashtu si duhet. Përveç golit që shënuam kishim edhe dy ose tre situata të tjera të mëdha për shënim. Ne duhet të përmirësohemi. Në atë drejtim”, u shpreh trajneri i Arsenal.
Kei Havertz ishte i vetmi që realizoi për londinezët, duke ngushtuar shifrat në fundin e pjesës së parë pas avantazhit të dyfishtë të Liverpool. Pak ditë më parë, Arsenal fitoi 2-1 ndaj Manchester United në miqësore.