Arteta zbulon dëshirën e parë, Arsenal gati të transferojë spanjollin

27 Mars 2020
15:12
back button

Në këtë kohë që futbolli ka ndaluar shumica e klubeve kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës dhe për objektivat që do të kenë. Tek Arsenali, trajneri Arteta duket se e ka shprehur dëshirën e parë dhe bëhet fjalë për Carlos Soler.

Spanjolli, i cili luan te Valencia pëlqehet shumë nga Mikel Arteta dhe drejtuesit londinezë janë gati t’ia plotësojnë dëshirën numrit një të stolit. Soler ka rinvouar së fundmi kontratën me klubin e tij, por Valencia po has vështirësi me fair-playn financiar dhe duhet patjetër të rregullojë bilancet.

Nga kjo gjë kërkon të përfitojë Arsenali, që mund ta sigurojë shumë lehtë 23-vjeçarin. Valencia mund të pranojë që ta mbyllë marrëveshjen për 25-30 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit