Arthur plus 25 milionë euro: Juventus planifikon shkëmbimin për titullin

24 Maj 2022
18:01
Denis Hakanaj
back button

Juventus-i po përgatitet të bëjë disa manovra të mëdha në dalje dhe në hyrje pas një sezoni zhgënjyes, në mënyrë që të kthehet menjëherë të luftojë për titullin.

Një nga lojtarët që me shumë mundësi do të largohet në verë është Arthur, mesfushori brazilian i transferuar te bardhezinjtë në shkëmbimin e bërë me Barcelona-n që ka çuar Miralem Pjanic në Camp Nou.

Një operacion shumë i dobishëm në aspektin ekonomik për të dy klubet, por që nuk ka sjellë fryte në fushën e lojës duke parë rendimentin jo të mirë të dy lojtarëve.

Për këtë arsye, Juventus ka dëshirë ta përdorë ish-lojtarin e Barcelona-s për të arritur te një nga objektivat e mëdha të merkatos.

Me kalimin e Erling Haaland te Manchester City, për shembull, mund të nxirret në merkato nga Qytetarët Gabriel Jesus. Sulmuesi brazilian është në krye të listës së dëshirave të Massimiliano Allegri-t pas largimeve me kosto zero të Paulo Dybala dhe Federico Bernardeschi, dhe vendimit për të mos e blerë Alvaro Morata nga Atletico Madrid.

Sipas todo fichajes, klubi torinez ka ndërmend t’i propozojë kampionëve të Anglisë kartonin e Arthur plus 25/30 milionë euro për të arritur vlerësimin prej 50 milionë eurosh që i ka bërë City lojtarit.

Sipas portalit spanjoll, profili i mesfushorit mund të pëlqehet nga një trajner si Pep Guardiola, i cili do të ketë fjalën e fundit për operacionin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit