As Joshua dhe as Usyk, ja boksieri që tremb më shumë Tyson Fury

19 Tetor 2021
12:48
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), ka zgjedhur atë që ai e mendon si rivalin më të rrezikshëm për të në këtë Divizion. Bëhet fjalë për britanikun tjetër Joe Joyce, 36 vjeç dhe i pamposhtur në karrierën e tij (13 fitore, 0 humbje).

Joyce është mandatuar të duelojë për titullin kampion bote në kategorinë WBO vitin tjetër. Ai pritet të duelojë me fituesin që do të dalë nga revanshi Joshua-Usyk, sfië që do të zhvillohet në pranverën e 2022-shit.

Frank Warren, menaxheri i Tyson Fury, tha: “Po flisja me Tyson dhe më konfirmoi se për të Joe Joyce është më i rrezikshmi në këtë peshë. Ndoshta një ditë ata mund të duelojnë mes tyre, pasi Tyson nuk ka frikë askënd. Është i fortë, ka zemër dhe sheh gjithnjë përpara”.

Tyson e sheh Joyce si një boksier dhe rival të fortë, pasi ka grusht të fortë dhe fizik të mirë”, tha më tej Frank Warren. Sfida e fundit e Joyce ka qenë në korrik të këtij viti, kur mposhti me KO teknik në raundin e gjashtë francezin Carlos Takam.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit