As Kimmich dhe as Kante, ja 20-vjeçari që po shkëlqen si “shkatërrues” te Barcelona

19 Gusht 2024
9:56
Alfred Lleshi
back button

Barça vuri një “bast të madh” këtë verë me Marc Casadó, të cilit ia rinovoi kontratën deri në vitin 2028. Dhe duket se nuk gabuan në vendimin e tyre, drejtuesit e klubit katalanas. Futbollisti 20-vjeçar luajti  90 minutat e tij të para në ekipin e parë të shtunën, kundër Valencias, dhe ishte një nga më të mirët në fushën e “Mestalla”, në debutimin e Barçës.

Hansi Flick e aktivizoi si “shkatërrues” dhe Casadó tregoi se ishte i aftë të bënte një hap përpara. Duke pasur parasysh mungesën e përforcimeve në atë pozicion, djaloshi nga Sant Pere de Vilamajor vazhdoi të zgjeronte ndjenjat e mira të parasezonit.

Mesfushori shkëlqeu në “Mestalla”, në ndeshjen e tij të parë të plotë bëri 52/62 pasime (84% sukses), pesë pasime të gjata, një goditje në portë, një driblim, fitoi gjashtë duele, bëri katër goditje dhe qëndroi afër portës.

Casadó u pozicionua pas mesfushës blaugrana, duke kërkuar të thyente linjat. Me kalimin e minutave, Flick korrigjoi pozicionin e tij dhe e shtyu disa metra përpara për të ndihmuar në nxjerrjen e topit nga gjysmëfusha kalatanase. Me këtë spostim, skuadra u përmirësua.

Casadó luajti si 6, 8 dhe madje 10, sepse ka mjaft cilësi për të “filtruar” pasimet e fundit. Sidoqoftë, nëse kishte një gjë për të cilën u dallua kundër Valencias, ishte aftësia e tij fizike. Qasja kërkonte shumë shpenzim energjish prej tij dhe ai ishte në lartësinë e detyrës. 20-vjeçari mundi të sulmonte nga rreshti i dytë dhe gjithashtu ishte i pari që mbyllte kundërsulmet e Valencias.

I mbrojtur gjithmonë nga një “pivot”, Bernal fillimisht dhe Eric më vonë, ai kishte lirinë të zbriste drejt tre të katërtave të fushës dhe, në të njëjtën kohë, ishte në gjendje të mbulonte linjat mbrojtëse. Ai madje u afrua për të shënuar golin e tij të parë si lojtar i Barçës, pasi shijoi dy raste të pastra.

Ndërsa priste mbylljen e merkatos dhe një inkorporim të mundshëm në mesfushë, Casadó bëri një punë të mrekullueshme dhe tregoi se është plotësisht i aftë për të pasur peshë në ekipin e parë. Nuk ka Kante, as Kimmich, por performanca e tij ndaj Valencias vështirë se mund të tejkalohet pa rënë në sy.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit