“As në ëndrrat më të bukura se kam parë një gjë të tillë, dy gola të magjishëm për mua”

9 Maj 2024
8:53
Telesport
back button

I aktivizuar nga trajneri Ancelotti në minutën e 81-të, sulmuesi 34-vjeçaru Joselu u kthye krejt papritur në heroin e skuadrës Real Madrid. Dy golat e tij në minutat 88 dhe 91 i dhanë fitoren “los blancos”, që mundën 2-1 Bayern Munich dhe shkuan në finalen e Champions League.

Një natë e pabesueshme për mua. As në ëndrrat e mia më të bukura nuk e kam parë një gjë të tillë. Ëndrrat, lojërat e bukura së bashku me shokët e mi, bëmë gjithçka për të fituar këtë finale”, tha Joselu.

Një natë që sulmuesi spanjoll do ta mbajë mend gjatë, pasi u kthye në heroin e skuadrës së tij edhe pse ndodhet në Madrid i huazuar. “Jam munduar të jap më të mirën sa herë që jam aktivizuar. Këto dy gola janë të magjishëm për mua, s’do t’i harroj kurrë”, tha Joselu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit