Wayne Rooney ka zgjedhur Phil Foden të Manchester Cityt si lojtarin më të mirë të Anglisë përpara Cole Palmer dhe Jude Bellingham.
Legjenda e Manchester United tha se i pëlqen të shikojë Foden më shumë sesa lojtarët e tjerë të Anglisë.
Ndërsa pranoi atë që Bellingham dhe Palmer kanë bërë për klubet e tyre përkatëse, Rooney këmbënguli se Phil Foden është aktualisht lojtari më i mirë i Anglisë.
Ish-sulmuesi i Manchester United tha për Manchester City News:
“Foden për mua. E di që ai nuk ka luajtur aq shumë këtë sezon për Cityn, por mendoj se Phil Foden është lojtari më i mirë që Anglia ka kur është në formën e tij më të mirë”.
Ai shtoi:
“Unë mendoj se Cole Palmer ka qenë sensacional gjatë sezonit të fundit dhe fillimit të këtij sezoni. Jude Bellingham, padyshim, çfarë po bën te Real Madrid. Por për mua, Phil Foden është i vetmi që më pëlqen shumë ta shikoj”.
Phil Foden ka bërë shtatë paraqitje deri më tani këtë sezon për Manchester Cityn, duke shënuar nga një gol dhe duke dhënë një asist.